MISIONI YNË
Si shoqata e parë dhe e vetmja në Shqipëri misioni ynë është të promovojmë dhe bëjmë të kapshme nga publiku sistemet e droneve, në harmoni dhe përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet dhe me ndihmën e anëtarëve, ekpertëve tanë dhe rrjetin e partnerëve ndërkombëtar, ne synojmë të krijojmë mjedisin e duhur për të gjithë përdoruesit e droneve, qofshin ata privatë, biznes apo institucione shtetërore.
Jemi shumë të bindur se sektori dhe biznesi i droneve në Shqipëri do të kontribojë në krijimin e një atmosfere profesionale biznesi dhe punësimi për brezat e ri. Për këtë arsye, është e domosdoshme që të krijohet sa më shpej struktura ligjore për një përdorim të sigurtë të sistemeve UAS.
Shoqata Shqiptare e Droneve, sëbashku me pjesmarrës të tjerë të rëndësishëm nga publiku, shoqëria civile, grupet e interesit, qeveria, qëndrore dhe pushteti lokal, do të jetë avokati dhe transmetuesi i të gjitha çështjeve që lidhen me dronet duke ndjekur edhe eksperiencën e Bashkimit Evropian.