top of page

MBI SHOQATËN SHQIPTARE TË DRONEVE

Shoqata Shqiptare e Droneve është organizata e parë dhe e vetme jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare në Shqipëri e krijuar me synimin e krijimit të një platforme profesionale për përdoruesit e droneve, qofshin këta persona privatë apo të biznesit, si dhe mundësimin e një rrjeti të interesuarish në Shqipëri. Shoqata jonë do të luajë një rol të rëndësishëm në shkëmbimin e informacioneve dhe eksperiencave midis anëtarëve të saj dhe organizatave ndërkombëtare që ndjekin të njëjtin objektiv. Ne do të jetë avokati i mbrojtjes dhe përkrahjes së gjithë anëtarëve tanë kundrejt institucioneve ligjëvënëse dhe vendimmarrëse dhe në bashkëpunim me grupe të tjera të interesit nga shoqëria civile do të përçojmë temat që prekin sektorin e droneve. 

bottom of page